Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shprehur falënderimin e tij për dy festivalet më të mëdha në vend, Sunny Hill dhe Dokufest për shkak se po sjellin turistë në Kosovë.
Ai ka shkruar se përmes këtyre festivaleve po promovohet kultura e Kosovës në botë.
“Përmes festivaleve ndërkombëtare, si “Sunny Hill” dhe DokuFest, Kosova po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale” shkroi Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu ka mbetur i befasuar nga organizimi i këtyre dy festivaleve të cilët po mbledhin aq shumë turistë në Kosovë.
“Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha globale” shtoi ai.
Ndër tjera, Haradinaj nuk ka lënë edhe pa e falënderuar këngëtaren Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFestit.
“Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm. Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre” tha Haradinaj.
Sunny Hill do të filloj sonte, ku në natën e parë do të përformojë këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cirus.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK