Haradinaj përkujton të rënët në Likoshan dhe Qirez

10:25 | 28 Shkurt 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 26 vjetorin e të rënëve në Likoshan e Qirez.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.

“26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme