Google ADS

Haradinaj përkujton 25-vjetorin e masakrës së Izbicës

10:37 | 28 Mars 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës.

Haradinaj tha se kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e tij të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit.

“Ne fundin e marsit 1999, kur Kosova po digjej në të katër anët, bashkëluftëtarët e mi të Zonës Operative të Dukagjinit, thyen keq armikun në Betejën e Pozharit. Kjo betejë u shënua me emrat e heronjve të saj, Elez Geci e Maxhun Berisha. Egërsia e shtetit fashist serb, do të shfaqej po atë ditë në Izbicë, ku barbarisht do të vriteshin 147 shqiptarë të pa armatosur, mes tyre gra, fëmijë e pleq, përfshirë Dafinën gjashtë muajshe”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Haradinaj këtë ditë e kujton edhe për faktin se është dita kur themeluam Brigadën 137 Gjakova, brigada e parë urbane në Kosovë, përbërë nga bijtë e bijat më të mira të Atdheut.

“Secila ditë në kalendarin e shqiptarëve, është dëshmitare e dhembjes e vuajtjes, por edhe e lavdisë, krenarisë e heroizmit”, shkruan kreu i AAK-së./Arbresh.info/

Të ngjashme