Google ADS

Haradinaj: Përjetësish mirënjohës shteteve demokratike të botës, posaçërisht ShBA-së e NATO-s

15:08 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kujtuar 19 vjetorin e zbarkimit të trupave të KFOR-it në Kosovë për të ndalur luftën e forcave ushtarake e policore serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht mirënjohës ndaj shteteve demokratike të botës e posaqërish ShBA-ve dhe NATO-s.

Postimi i plotë i tij:

Dita kur trupat e KFOR-it zbarkuan në Kosovë për parandalimin e spastrimit etnik dhe në mbështetje të paqes së qëndrueshme, shënon rilindjen e një populli, që nisi ecjen në liri, me shikimin përpara kah e ardhmja.

Dita e Paqes bashkon ndjenjat tona të krenarisë për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me përpjekjet e të gjithë brezave për liri e pavarësi, për sakrificën sublime në këtë rrugëtim.

Rruga e mundimshme e përplot flijime deri në liri dhe pavarësi dhe mbështetja e miqve tanë, na obligon që të punojmë së bashku me kombet e lira në shërbim të dinjitetit njerëzor.

Përjetësisht mirënjohës shteteve demokratike të botës, posaçërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s!

Në mbrojtje të vlerave të lirisë, synojmë të bashkohemi me ushtritë e paqes – për paqe!

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme