Haradinaj përgëzon organet e rendit për zbardhjen e rasteve të fundit kriminale

20:27 | 1 Dhjetor 2023
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas rasteve të fundit të vrasjeve të Kosovë.

Ai ka përgëzuar Policinë në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndrri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit.

Sipas tij këto e nderojnë dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë.

“Sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndrri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, e nderojnë Kosovën dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë. Falënderues ndaj Policisë së Kosovës, hetuesve dhe Prokurorisë për zbardhjen e shpejtë të këtyre akteve kriminale”, shkruan Haradinaj.

Tutje ai tha se në këto momente të rënda bashkëndjen me familjet që humbën të afërmit e tyre dhe lutet shumë që të tilla raste mos të ndodhin më asnjëherë

“Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre. Lutemi shumë që të tilla raste mos të ndodhin më asnjëherë”, shkruan ai./Arbresh.info/

Të ngjashme