Haradinaj: Përderisa i bëhet kaq shumë promovim Panairit të Verërave në Beograd, ai në Kosovë dënohet me mungesë rryme

16:19 | 1 Shtator 2022
E.H

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar qeverinë e vendit për mospromovim të duhur të biznesit të verarisë, duke e përmendur Panairin e Verërave që po mbahet në Beograd që sipas tij po merr mbështetje më shumë se festivali “Hardh Fest” që mbahet në Rahovec.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme.

“Kosova ka qenë dhe është shumë hapa para Serbisë në prodhim të verërave. Mbajtja e Panairit të Verërave në Beograd dhe promovimi i tij në rajon, godet direkt biznesin e verarisë në Kosovë”.

“Përderisa i bëhet kaq promovim panairit në Beograd, panairi në Kosovë dënohet me mungesë rryme, duke pamundësuar funksionimin normal. Rahoveci është kryeqyteti i verërave në rajon, e që nesër si dhe çdo vit është nikoqir i ‘Hardh Fest’. Përkrahja e vreshtarëve tonë promovon punën e tyre dhe Kosovën në gjithë botën”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme