Haradinaj për Washington Post: Nuk pranoj cënimin e sovranitetit

07:16 | 29 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gazeta prestigjioze “The Washington Post”, ka publikuar një shkrim të kryeministrit të Kosovës,

Ramush Haradinaj. Kryeministri ka folur lidhur me raportin me Kosovës dhe Serbisë dhe ngjarjet e fundit.Haradinaj ka thënë se ne si shtet do të qëndrojm kundër atyre që përpiqen të përfitojn prej nesh.

“Vendi im, Kosova, po kërkohet të bëjë një zgjedhje të pamundur që do të ulë sakrificën e bërë nga ushtarët e SHBA, do të dëmtoj stabilitetin e rajonit dhe e cila do të rrezikonte aleatët e Amerikës. Përballë sulmit të qëndrueshëm nga Serbia, që ka për qëllim cënimin e sovranitetit, sigurisë dhe prosporitetit tonë, ka disa që dëshirojnë që Kosova të angazhohet në të ashtuquajturën spastrimin “paqësor” etnik në Ballkan. Kjo është një përpjekje e shkurtër për t’u nënshtuar ngacmuesit me shpresën se ngacmimi do të ndalet. Ne nuk do ta bëjmë këtë, ne do të qëndrojmë kundër atyre që do të përpiqen të përfitojn prej nesh, duke punuar njëkohësisht drejt një paqeje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu ka përmendur pengesat e bëra nga Serbia kundrejtë vendit tonë

“Megjithatë, Serbia dhe aleati i saj Rusia kanë refuzuar të njohin sovranitetin tonë dhe luftuan për të bllokuar antarësimin tonë në Kombet e Bashkuara. Duke shkelur marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve, Serbia ka punuar për të bllokuar rrugën tonë drejt anëtarësimit tonë në BE, si dhe anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare. Javën e kaluar, përpjekjet tona për t’u bashkuar me Interpol u dëmtuan, duke ndihmuar krimin e organizuar dhe duke dëmtuar zbatimin e ligjit të brendshëm”shtoi Haradinaj.

Gjithashtu, kryeministri ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiçi mbështetur nga Rusia, na ka bërë një ofertë të turpshme: Serbia do ta njohë Kosovën nëse ia japim një pjesë të territorit tonë. Serbia dëshiron të krijojë një shtet etnikisht “të pastër”, duke hequr njerëzit nga shtetësia e tyre dhe duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre, përcjell Albinfo.ch

Sipas Haradinaj, pavarësisht të gjitha tensioneve përgjigjja e vetme është paqja, si dhe ne mbështesim me gjithë zemër krijimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse afatgjate të paqes me Serbinë e cila trajton të gjitha çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, tregtare dhe kulturore.

“Për të qenë i suksesshëm, një marrëveshje e tillë duhet të ketë mbështetjen e shumicës së serbëve dhe të popujve të Kosovës, në mënyrë që të jetë e qëndrueshme dhe të mbijetojë. Kjo marrëveshje duhet të rezultojë në njohjen e Kosovës nga Serbia, hyrja në Kombet e Bashkuara dhe një rrugë e shpejtë drejt Bashkimit Europian dhe anëtarësimit në NATO”ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme