Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth vrasjeve të fundit gjatë kësaj jave.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është duke u përballur me sfida të shumta të sigurisë.
Duke shtuar se nga viti në vit efikasiteti i Policisë së Kosovës po prek direkt sigurinë e qytetarëve, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, kjo Qeveri ka qasje të gabuar politike e cila siç u shpreh ai po reflekton në fushën e sigurisë.
“Krahas qasjes së gabuar politike të qeverisë në veri të vendit e cila ka reflektim serioz edhe në siguri, lloje të ndryshme të krimit e sidomos ato të rënda siç janë vrasjet, lëndimet e rënda trupore, armët pa leje, prezenca e madhe e narkotikëve, janë disa nga aktivitetet e kundërligjshme të cilat po e cenojnë seriozisht jetën e qytetarëve, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu Haradinaj theksoi se fatkeqësisht siguria publike ne vend, tashmë është duke u sfiduar nga banda të armatosura të cilat nuk zgjedhin as cak e as vend për të terrorizuar qytetarët.
“Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, institucionet e sigurisë kanë punuar me shumë përkushtim në avancimin e sigurisë publike duke hartuar dhe implementuar shumë strategji nacionale, plane konkrete operative të cilat mbi të gjitha kishin për qëllim parandalimin efikas të krimit dhe dukurive të ndryshme negative në shoqëri”, ka shtuar ai.
Megjithëkëtë, Haradinaj ka komentuar edhe vrasjet e fundit që kanë ndodhur në vend vetëm të kësaj jave që lamë pas.
Sipas tij, këto raste janë treguesi më i mirë për pasigurinë dhe kërcënimin që ju kanoset qytetarëve si në rrugë, ashtu dhe në ambiente publike, lokale hoteliere e gjetiu.
“Mungesa e vizionit, dhe përkushtimit të qeverisë dhe MPB , ngritë dyshime të shumta se ky nivel i lartë i cenimit të sigurisë publike dhe neglizhenca institucionale për të parandaluar këto lloje të krimeve nga të cilat çdo ditë është duke u tronditur vendi, ka për qëllim zhvendosjen e vëmendjes së opinionit nga skandalet dhe aferat e shumta korruptive të qeverisë, ku së fundmi u mësua edhe për planifikim të kontrabandës ndërkombëtare me armë nga ana e sekserëve të afërt me qeverinë”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në rrjetin social në Facebook. /Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit