Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) , Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve për humbjen e dy veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liman Musliu dhe Naim Qorrolli.
“Kosova humbi dy luftëtarë të lirisë, dy atdhedashës që i bënë ballë armikut dhe dhanë gjithçka për lirinë e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, veteranët e UÇK-së Liman Musliu dhe Naim Qorrolli”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka thënë se në memorien kolektive, Limani dhe Naimi, ndër breza do ta kenë gjithmonë vendin e veçantë dhe respektin për sakrificën sublime, për Kosovën shtet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...