Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ka thënë se zemra jonë rrahë me familjarët që presin me ankth fatin e të dashurve të tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se të pagjeturit mbesin plagë e hapur dhe dhimbje që vazhdon teksa thekson se qëndron i palëkundur për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë që mungon.
“Sot kur e gjithë bota kujton personat e zhdukur, zemra jonë rrah me familjarët që ende presin me ankth për fatin e të dashurve të tyre. Motrat, vëllezërit e fëmijët tanë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon. Qëndrojmë të palëkundur, për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë e munguar! Jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradianj./Arbresh.info
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu