Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë nisur një peticion përmes së cilit po kërkojnë anulimin e Gjykatës Speciale.
E kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se i kupton shqetësimet e tyre dhe thotë se Kosovës i është bërë padrejtësi me këtë gjykatë.
“Nëse do të isha nxitës unë, apo presidenti Thaçi, do të shkoja ta nënshkruaja atë peticion. E kuptoj shqetësimin dhe mospajtimin e tyre. Unë jam deklaruar se si kryetar qeverie, nuk do ta dështoj Kosovën. Mendoj se ka shumë padrejtësi me këtë Gjykatë. Mendoj se vendimi për themelimin e Gjykatës nuk mund të ndryshojë”, tha ai në një intervistë për Interaktiv të KTV-së.
Ai thotë se nuk e di nëse është në listën e të dyshuarve nga Gjykata Speciale, por thotë po ashtu se nuk ka kuptim që t’i iket drejtësisë.
“Kur kam qenë në pyetje unë, dhe nuk e di a jam akoma… Për mua, ikja nga drejtësia s’ka kuptim, s’ka askush pse të shqetësohet për këtë. Kalon edhe kjo. S’kemi arsye tani ta koritim Kosovën pasi kemi bërë luftë të drejtë. Gjykata është e padrejtë, por Parlamenti ynë e ka votuar dhe obligimet ndaj saj unë nuk i dështoj. Por, nëse ndryshohet Ligji, unë e respektoj. Por, besoj se Kosova nuk do ta dështojë obligimin e saj karshi drejtësisë ndërkombëtare”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj.
Ai tha se edhe për demarkacionin, e edhe për Gjykatën Speciale, na është kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të votohen, por në fund na thonë “është vendimi juaj”./Koha.net/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...