Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar figurën e presidentit Ibrahim Rugova, 17 vjet pas vdekjes së tij.
Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Rugova do të përjetësisht në kujtimet e tyre si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit.
Ai tha se ishte i nderuar që të bashkëpunonte me të në ditët e para të lirisë së Kosovës.
“Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona si njëri ndër personalitet kryesore që tërë jetën e tij ia kushtoi lirisë së vendit dhe i vuri themelet e shtetit tonë të pavarur. E kisha për nder që të bashkëpunoj me të në ditët e para të lirisë e në një periudhë kritike të shtetndërtimit. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt shembullin dhe vizionin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /arbresh.info/
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit