Haradinaj për rritjen e pagës minimale: Poshtërim për të punësuarit

13:18 | 28 Gusht 2024
K.B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se rritja e pagës minimale në 350 euro, është poshtërim për të punësuarit.

Haradinaj i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, duke thënë se gjithmonë në prag të zgjedhjeve, dalin me mashtrimet e radhës për rritje pagash, ulje çmimesh dhe vende pune.

Sipas kreut të AAK-së, paga minimale duhet të jetë 450 euro, e që në ditën e parë të qeverisë së re, më së paku 500 euro,

“Paga minimale qysh sot duhet të jetë 450 euro, e që në ditën e parë të qeverisë së re, më së paku 500 euro, natyrisht duke shënuar rritje të përvitshme, në bazë të rritjes ekonomike e inflacionit dhe në këtë pagë minimale duhet të përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se vendet e rajonit, qysh moti e kanë kaluar pragun e pagës minimale prej 500 eurosh, ndërsa shton se ky kryeministër, jo vetëm që është vonuar me rritje pagash për katër vjet, por edhe sot pagën minimale e konsideron ndihmë sociale.

Në mbledhjen e sotme u mor vendim që paga minimale e re në Kosovë do të bëhet 350 euro në muaj.

Ky vendim do të hyjë së zbatuari nga muaji tetor, ku kompanitë të përshtatin me kohë listën e pagave.

LEXO EDHE:

350 euro paga minimale, Kurti: Rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme