Haradinaj për personat me aftësi të kufizuar: Sa më shumë dashuri, sa më pak paragjykime për ta!

10:54 | 3 Dhjetor 2020
A Z

3 dhjetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar. Kjo ditë po shënohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes një seance të veçantë.

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në FB ka thënë se kjo ditë shërben për ndërgjegjësim ndaj kësaj kategorie.

Ky është postimi i tij:

Nuk është vetëm një ditë kur ne përkushtohemi për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ata janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë.
3 dhjetori, që shënohet si ditë e tyre, duhet të shërbejë vetëm si ditë e ndërgjegjësimit tonë.
Sa më shumë dashuri, sa më shumë kushte, sa më shumë mundësi, sa më pak paragjykime për ta.
Heqja e të gjitha barrierave, iu mundëson atyre një jetë sa më të lumtur.
Jemi gjithmonë me ju!

RH

Të ngjashme