Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shprehur qëndrimin e tij pro mbylljes së lojërave të fatit në vendin tonë.
Megjithatë, Haradinaj është befasuar se pse disa deputetë në Parlament ndryshuan qëndrimin rreth kësaj çështje.
“Javën e kaluar patëm një proces votimi rreth një rezolute ku 74 ose 75 deputetë votuan rezolutën që ishin vetëm 2 pika, që menjëherë të merret vendimi për ndërprerjen e lojërave të fatit dhe e dyta që të angazhohet komisioni për buxhet dhe financave që ta procedojë nxjerrjen e një ligji të ri për lojërat e fatit, kazinove. Të njëjtit njerëz të cilët e kanë nënshkruar thirrjen e asaj seance po shprehet sot kundër, s’po i kuptoj o vëlla”, ka thënë deputeti i AAK’së.
Ai thotë se është pro mbylljes së lojërave të fatit, deri në një ligj të ri.
“Tash s’po du asnjërit me ia drejtu gishtin por pajtohem plotësisht se duhet të mbyllen të gjitha, përfshirë edhe Lotarinë e Kosovës, deri në një ligj të ri”, është shprehur ai.
Ndryshe Kuvendi sot miratoi në lexim të dytë projektligjin e iniciuar nga qeveria që parasheh mbylljen e lojërave të fatit për 10 vjet.
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania