Google ADS

Haradinaj për kandidatët tjerë: S’mund të shtyhen me mua

14:27 | 19 Shtator 2019
M. A.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka komentuar kandidatët tjerë për kryeministër nga partitë tjera.

Për konkurrentët e tij në postin e Kryeministrit, Haradinaj e cilësoi veten si më i miri.

“Sa i përket punës, unë jam më i mirë se të tjerët nëse vjen puna për zbatim. Të kthemi në 18 muajshin e kësaj qeverie, del që s’mund të shtyhen me mua. Albin Kurti s’ka pasur asnjëherë përvoja menaxheriale, ekzekutive, zbatuese. Vjosa Osmani s’ka pas përgjegjësi të caktuar, të operojë në situata të caktuara. Ndërkaq Kadri Veseli nuk ka përqendrueshmëri. Nuk është shumë i fokusuar”.

“Unë jam pretendent për të fituar. Për punë prij para aftësive të tyre vepruese e menaxheriale. Nuk kanë shans të afrohen te 30 përqindëshi i punës time. T’i bëjmë të tre bashkë nuk afrohen te 30 përqindëshi im”, tha Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme