Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për vdekjen e emblemës së letërsisë, Ismail Kadaresë.
Haradinaj thotë se Kadare ishte njeriu që e lartësoi kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme.
“Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu! Ky emër do t’i jetojë epokat! Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Haradinaj në Facebook./Arbresh.info
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti në KQZ, këta janë numrat e partive politike në...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...