Haradinaj për incidentin në Prizren: Dy zgjidhje kanë qenë, ose Policia ose unë

11:12 | 11 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur sot për incidentin e djeshëm në Prizren kur i ndërpreu fjalën një zonje në shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Haradinaj ka thënë sot në një konferencë për media se dje ka qenë një ngjarje shtetërore e cila nuk ka guxuar të prishet nga askush, përfshirë edhe zonjën e cila kishte dalë në foltore pa qenë fare e planifikuar, raporton arbresh.info.

Sipas tij, në ato momente kishte dy zgjidhje, ose të vepronte Policia ose vetë ai, duke shtuar se është i zhgënjyer me organizimin e gjithë ngjarjes.

“Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror, pra shteti i Kosovës e organizon një ngjarje. Në atë ngjarje ne e thërrasim vetën dhe shtetet e tjera dhe është e papranueshme që të flas një i paftuar. Dy zgjidhje kanë qenë, ose Policia ose unë si zot shtëpie. Interesimi ka qenë që të bëhet më pak problem. Ka qenë ngjarje shtetërore. Për fat të keq organizimi nuk ke si duhet mirëpo prapë se prapë në prezencën time askush nuk mund të nëpërkëmbë organizimet e tilla”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se po qarkullojnë virusa duke aluduar në ato që fliste zonja të cilën e ndërpreu por ka thënë se ata visura nuk janë prej Kadri Veselit i cili i kishte lëshuar mikrofonin zonjës që të fliste.

“Nëse po guxojmë t’i bëjmë disa gjëra tjera atëherë s’ka me lëshu pe. Janë disa virusa që qarkullojnë por edhe ne i nuhasim ata virusa. Nuk janë prej Kadrisë. Por ajo nuk dinte të ndalej. Nëse diku është mësuar jo aty ku jam unë. Nuk është gjest i hijshëm të shihet kryeministri i vendit duke u marrë me një zonjë mirëpo kemi rënë dakord të krijojmë shtet nuk guxojmë të lejojmë të tilla gjëra. Në kohën e Ibrahim Rugovës nuk kanë guxuar të ndodhin këto gjëra. Në këtë vend nuk ka me shku kështu. Ku janë Policia, ku është AKI-ja, ku është Protokolli, ku janë këta që shesin mend?”, ka thënë kryeministri Haradinaj./Arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1816602975071453/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1815509568514127/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme