Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Katalonia nuk kanë asgjë të përbshkër dhe një analogji e tillë nuk ka kuptim.
Këtë ai e ka thënë gjatë një interviste në të përditshmen madrilene “El Pais”, duke shtuar se Kosova është një rast krejt ndryshe nga ajo.
“Nuk ka asnjë analogji të mundshme mes Kosovës dhe Katalonisë. Vendosja e kësaj ngjashmërie do të thotë shpërfillja e historisë ose interpretim i keq. Nuk mund të krahasohet represionin nën regjimin e Millosheviqit me sundimin e ligjit spanjoll; duke e bërë atë është edhe ofenduese. Spanjë është një demokraci e avancuar. Rasti ynë rrjedh nga shpërbërja, përmes luftërave tragjike të ish Jugosllavisë, në vitet e 90-ta. KA një ndryshim të thellë: Kemi luftuar mbi të gjitha për të drejtat themelore të njeriut. Nuk është rasti i Katalonjës”, ka thënë ai për këtë gazetë, transmeton Indeksonline.
Sipas kësaj gazete, Haradinaj me vendosmëri ka përsëritur se Kosova nuk do njoh pavarësinë e Katalonisë.
Intervista e tij, vije pasi kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy kishte deklaruar se do vendos veto ndaj deklaratës evropiane ku përfshihej edhe Kosova, e e cila pritet të nënshkruhet në Samitin BE- Ballkani që do mbahet më 17 maj në Sofje.
Këtë ai e ka vlerësuar si një gjë të panevojshme.
“Veto e Rajoy është për të ardhur keq, sepse Kosova ka respekt të madh për Spanjën si një kombi dhe si një demokraci e konsoliduar. Ashtu si vendet e tjera që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, jemi edhe ne. Shpresoj që një ditë Spanja do të na pranojë si një anëtare e familjes evropiane që jemi ne”, ka shtuar ai.
Më tej ai ka shtuar se në këtë Samit, ai do jetë i hapur për çdo kontakt dhe se do të ishte nderë për të, të përshëndetej me Rajoy .
“Unë jam i hapur për çdo kontakt, kjo do të ishte një nderë për të përshëndetur Rajoy”, ka thënë Haradinaj.
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion
Zhvillimet e vitit 2024 në Shqipëri, SPAK protagonist