Sot bëhen 33 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut të vitit 1990.
Me këtë rast, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputetë dhe zyrtarë të këtij subjekti kanë shkuar në Kaçanik në shënim të 33-vjetorit të Kushtetutës së Kaçanikut, përcjell Arbresh.info.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se guximi dhe vizioni i delegatëve të asaj kohe, ishte bazë e fortë e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Para 33 vjet, në Kaçanik, delegatët e Kuvendit të Kosovës aprovuan Kushtetutën e Kosovës, si akti që e ndau Kosovën prej Serbisë dhe Jugosllavisë së atëhershme, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Sot në Kaçanik, me konsideratën më të lartë, nderuam të gjithë delegatët e asaj kohe të cilët në rrethana jo të lehta me guxim e vizion përfaqësuan aspiratën e kahmotshme të popullit shqiptar për liri dhe përcaktuan bazat e shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Nënkryetarit të Kuvendit të atëhershëm, z. Ilaz Ramajli, në respekt të angazhimit të tij dhe të gjithë delegatëve, kisha nderin t’i ndaj medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.
Mirënjohës përjetë për kontributin e tyre të pamohueshëm!
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...