Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke uruar për triumfin në Paris që shënuan Distria Krasniqi dhe Donjeta Sadiku ka thënë se Kosova krenare është tifoze e flaktë e tyre.
“Distria dhe Donjeta sigurt e plot krenari po i afrohen suksesit të madh olimpik në Paris. Kosova krenare është tifoze e flaktë e tyre. Asnjë befasi, për Distrinë dhe Donjetën asgjë nuk është e pamundur, ky është mentaliteti dhe reflektimi që ato inspirojnë tek secili i ri!’, ka shkruar Haradinaj.