Kreu kosovar i Ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës që të enjten e ka çuar atë në Podujevë, ka folur edhe njëherë për demarkacionin.
Sipas tij, po punohet për zbatimin e MSA dhe drejt liberzimit të vizave dhe demarkacionit. Sa i përket kësaj të fundit, që lidhet me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ai garantoi se vija kufitare me Malin e Zi është në Çakorr.
“Nuk ka votë Kosova për këtë version, kjo është e vërtet. Kush doni me ia qit lapsin, e gjeni që nuk janë dy të tretat për këtë version. S’mund të votohet kështu”, ka thënë Haradinaj. “Ata që janë në Komision, ata e gjejnë të vërtetën e atë të vërtetë ne ose do ta bëjmë marrëveshjen me Malin e Zi, ose nuk ka marrëveshje. Nuk ka marrëveshje të njëanshme për kufi. Marrëveshja është e dyanshme”.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...