Haradinaj për babain: Jam me fat që jam djali i tij

12:56 | 4 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim babain e tij.Haradinaj këtë takim e ka bërë të ditur në profilin e tij në facebook ku me këtë rast ia kushtoi disa vargje mjaft emocionuese babait të tij.

 “Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin.

I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur.

Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndërshmëri e virtyte të larta.

Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut.

Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai.

Këto vlera janë të përhershme për mua.

Jam shumë krenar që jam djali i tij.

Falemnderit babë!

RH, ka shkruar në profilin e tij në facbook kryeministri Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme