Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka hapur punimet për autostradën e Dukagjinit që lidh Pejën, Deçanin, Gjakovën e Prizrenin duke thënë se kjo autostradë nuk është vetëm e popullit të Kosovës por është autostradë e Evropës.
Përmes kësaj autostrade Haradinaj tha se do të këtë mundësi që resurset e Kosovës të qiten në pah dhe të kenë mundësi për investime e zhvillim ekonomik.
“Infrastrukturat janë nevoja ekonomike dhe për mirëqenë të jetës sonë. Na bënë më atraktiv për sipërmarrësit investitorët. Na nxjerr në pah vlerat tona, resurset tona, punëtorët tanë dhe na kthen ne në hartë ekonomike dhe të zhvillimit të vendit”.
“Autostrada e dukagjinit nuk është autostradë e popullit të Kosovës por është autostradë e Evropës. Është e pamundur me u zhvillu jeta vetëm përmes një rruge”.
“Autostrada e dukagjinit është tepër me rendësi. Ata që e kritikojnë këtë autostradë janë tepër shkurt pamës dhe hileqar. Duhet me ju ardh marrë atyre që e kritikojnë një autostradë që e lidh Pejën Deçanin Gjakovën e Prizrenin”.
“Autostrada nuk bien ka arat e mia as të babës tem as vëllazërive të mi as kërkoj nuk është qëllimi të shpronësimi. Këto rreth rrotullime e lehtësojnë jetën dhe në po dojmë më u lidh me ekonomin e rajonit”./Arbresh.info/
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...