Haradinaj për Adem Demaçin: Frymëzim për brezat e sakrificës

10:32 | 26 Korrik 2023
Diellza Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në pesëvjetorin e vdekjes.

Haradinaj u ndje mirënjohës gjatë rrugëtimi të veprimtarit për shërbim të atdheut.

Ai tha se secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, veprimtari nuk është ndaluar asnjëherë në realizimin e idealeve për tri dekada.

Secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar tri dekada në burgjet famëkeqe serbe”, ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka shtuar se Demaçi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb.

“Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb. Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut”, ka thënë Haradinaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme