Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët, Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, sot në Drenas ka prezantuar Programin dhe kandidaten për deputete të Kuvendit nga Drenasi, Valbonë Demaku Berisha.
Haradinaj ka premtuar zhvillimin e Denasit, shkruan Arbresh.info.
Ai ka premtuar edhe rritje të pensioneve të veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500 euro.
“Ne e dëshmuam se dimë të qeverisim me rezultate konkrete. Parku i Biznesit në Drenas është dëshmi e vizionit tonë për zhvillim. Tani është koha për hapin e radhës – Parkun e Biznesit 2 në Korroticë, projektin që qeveria aktuale e la në letër dhe propagandë. Me Valbonë Demaku Berisha në Kuvend, do të sigurojmë realizimin e pesë çerdheve publike dhe stadiumit modern në Korroticë, duke i dhënë Drenasit infrastrukturën që meriton”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj është zotuar për trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit.
“Kosova ka nevojë për kthesë të madhe. Anëtarësimi direkt në NATO do të hapë dyert për investime të huaja, duke garantuar sigurinë që na duhet për zhvillim të qëndrueshëm. Programi ynë parasheh pensionet e veteranëve dhe pensionistëve në nivel 500€, trefishimin e buxhetit për bujqësi, si dhe investimet për ujë të pijshëm nga Liqeni i Verbovcit. Kjo është rruga drejt Kosovës Fituese – një shtet me institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe standard të lartë jetese për çdo qytetar”, është shprehur Haradinaj./Arbresh.info/
“Del me 100 djem”, “Rrugaç” – debat i ashpër mes Drilonit dh...
Rama: Rrisim fondin e pensioneve, bonusi i pranverës në një ...
Kryeministri francez nis punën mes një sërë sfidash
Rama: Ata që thonë se do t’i bëjnë pensionet 500-1000 euro, ...
Gjesti largohet për pak çaste nga shtëpia – ballafaqohet në ...
Muçi asiston në golin e vetëm të Besiktasit