Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i Kushtetutës së Kosovës.
Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo qeveri është recidiviste në shkelje.
Lexoni të plotë postimin e tij:
“Kushtetuta e vendit të mbrohet nga cenuesit e saj. Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo qeveri është recidiviste në shkelje.
Vendimi për këtë kufizim nuk është një vendim që i përket specifikave të vendit tonë. Ky vendim e bënë të pamundur zbatimin e tij nga institucionet.
Qytetarit i është shkelur e drejta në bazë të specifikave dhe i është pamundësuar të kryej detyrat bazike në kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta.
E ftojmë qeverinë e shkarkuar ta respektoj Kushtetutën dhe t’i zbatojë ligjet në vend”.
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë