Google ADS

Haradinaj pas vdekjes së ambasadorit gjerman në Kinë: Humbje edhe për Kosovën

09:15 | 6 Shtator 2021
V. S.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar pas vdekjes së ambasadorit gjerman në Kinë, Jan Hecker.

Ai ka thënë se vdekja e tij është humbje edhe për Kosovën.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker. Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën. Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë”, ka shkrua Haradinaj.

Hecker kishte vizituar Kosovën në vitin 2019-të, ku ishte pritur nga atëherë kryeministri Ramush Haradinaj./arbresh.info/

Vdes ambasadori gjerman në Kinë, pak ditë pasi mori detyrën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme