Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se po mos të ishin luftëtarët e lirës, veteranët Kosova nuk do të ishte e lirë, madje tha se edhe liria nuk është e sigurtë nëse nuk vlerësohen e nderohen ata që e bënë atë realitet.
Ish-kryeministri Haradinaj pas vizitës që u bëri përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta për nder të Ditës së Veteranit, shtoi se kjo kategori është keqpërdorur që nga paslufta.
Sipas tij, kryetari i Qeverisë po i nëpërkëmbë vlerat e luftës, duke i dashur më shumë vlerta e të tjerëve. Ai madje tha se kryeministri po i poshtëron e fyen edhe policët e ushtarët e po gjen arsyeje që mos të merret me ta.
Por ish-komandantit i Zonës së Dukagjinit u shpreh i bindur se atë që e deshën lirinë janë më të fortë se kurrë.“E kam nderi që të jem në zyrën e organizuar e dal nga lufta.
Në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi pas luftës, një nga padrejtësitë është edhe lakmi, apo marrja me emrin e veteranit iu siguroj se nuk do të ishim në liri, do të ishim nën njerëzit e Arkanit, pa veteranët pa ata që kanë luftuar.
Edhe liria jonë nuk është e sigurt nëse ne nuk i vlerësojmë dhe nderojmë si duhet vlerat e lirisë”.
“Për fat të keq kemi mbërri në një kohë kur kryetari i Qeverisë është më i dashur me vlerta e të tjerëve se me vlerat e veta, me vlerat e lirisë së vet, me UÇK-në, me ushtrinë e vet me policinë e vet, në secilën situatë ai gjen arsyeje me i poshtëruar, me i nëpërkëmbë, e fyer.
Unë besoj që kurrë më të fortë nuk kemi qenë, ata që i duna vlerat e lirisë që e duan atdheun, kurrë më të fortë nuk kemi qenë”./eo
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?