Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarët e partive opozitare me ftesë të saj.
Pas Memli Krasniqit, e Lumir Abdixhikut, Osmani ka pritur në takim të ndarë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se me presidenten Osmani ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Kosova edhe në të kaluarën është përballë me rreziqe të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është terrorizëm i pastër. Është e logjikshme të bashkëbisedohet në situata të tilla të sigurisë për shkak se rreziku për sigurinë vazhdon edhe më tutje. Pra është prezent rreziku. Nuk guxojmë të bëjmë punën ndaras, duhet të bëjmë kujdes në etapat e tjera ose në rreziqet e ardhshme të jemi sa më të bashkuar në aleatët tonë të sigurisë. Për me e ruajt jetën të atyre që i shërbejnë atdheun”, tha Haradinaj.
“Ne kemi nevojë për aleatët tanë, për aleatët e sigurisë. Vetëm imagjinojeni sikur atë ditë po të mos ishte KFOR-i dhe ushtarët amerikan. Çdo qytetarë i Kosovës që kryen nderime ndaj atdheut përfshirë edhe ata që kanë rënë dëshmorë, e kemi për detyrë. E falënderojmë edhe EULEX-in edhe KFOR-in për ofrimin e sigurisë. Edhe në kohën që po vjen duhet edhe politikisht ta ndihmojmë këtë bashkëpunim, të jetë besimi politik në mes të institucioneve të Kosovës atyre ndërkombëtare relevante, veçanërisht me aleatët tanë”, deklaroi Haradinaj para mediave pas takimit./Arbresh.info
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...