Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se ka shprehur shqetësimet për, siç u shpreh ai, humbjen e besimit të partnerëve tanë.
Ai u shpreh se ka kërkuar nga presidentja që të veprojë në përputhje me mandiatin e vet, që siç tha ai, ta kthejë besimin e aletave tanë.
“Biseda ishte e hapur, pra unë i shpreha shqetësimet e mija për situatën edhe shqetësimet e mia për humbjen e besimit të partnerëve tanë, për ndëshkimet që po merr Kosova, për vështirësitë që do t’i kemi të vazhdueshme nëse nuk dalim nga kjo gjendje, nga kjo rrugë”.
“I kërkova presidentes që të veprojë në përputhje me mandiatin e vet, me kompetencat që i ka që ta kthejë besimin e aletave tanë, që të ndalen ndëshkimet”, është shprehur ai./kk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...