Google ADS

Haradinaj pas aksidentit tragjik në Kroaci: Falënderoj kryeministrin kroat për interesimin dhe kujdesin

11:26 | 25 Korrik 2021
Arbresh.info

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku ishte i përfshirë autobusi me targa nga Kosova.

Haradinaj ka thënë së bashkëndjen dhimbjen e familjarëve dhe lutet për shërim të shpejtë të të lënduarve.

Ai poashtu gjeti rastin që të falenderojë kryeministrin kroat për interesimin dhe kujdesin e tij./arbresh.info/

Postimi i plotë:

“I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.
Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.
Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij.
RH”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme