Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj thotë se dallimi në mes të qeverisjes së tij dhe asaj paraprake, është si nata me ditën. Qeveria e tij thotë të jetë në dritë.
“Dallimi është si nata me ditë. Tash është ditë”, tha Haradinaj.
Ai ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e Administratës se do të humbin venin e punës nëse nuk do të kryejnë detyrat e tyre.
“Veç një gjë është: S’kam me lënë një aty pa i kry punët e veta. Pa e kry punën deri te qytetari nuk ka me mujt një me nejt në punë të vetë. Kanë me i kry. Pyetni, testoni, intervistoni, hulumtoni a është qashtu. Kërkand se veti i kujt je, kush je, kush të ka pru, kah ke ardhë? Ama a po i kryn punët që janë parapra për ty, po këtë pyetje po”, tha Haradinaj për televizionin publik.
“Nëse është nevoja krejt e zbrazim. Nuk na duhen shefa shumë. Kush nuk kryen punë shkon te shtëpia”, kishte deklaruar Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore.
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...