Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ku me drejtorin e menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe menaxhmentin e kësaj korporate, bisedoi rreth situatës së fundit të furnizimit me energji elektrike dhe procesin e shpronësimeve në fshatrat Hade dhe Shipitullë.
Ndër të tjera, Haradinaj tha se çmimi i rrymës nuk do të rritet, siç tha ai, “në këtë kohë të vështirë”, duke mos treguar se kur qytetarët do të përballen me rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Gjendja me furnizim do të përballohet gjatë dimrit, me mundësi të përmirësimit gjatë muajit shkurt, duke mos ndikuar edhe në rritjen e çmimit për qytetarët në këtë kohë të vështirë”, citohet të ketë thënë Haradinaj.
Ndërkaq, Kryeministri, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se nga prodhimi plotësohen rreth 86 për qind të nevojave të energjisë në vend.
“Gjendja konsiderohet e qëndrueshme dhe për këtë shpreh falënderim për të gjithë punëtorët në KEK, duke filluar nga drejtori, për një angazhim maksimal që të kemi një gjendje të qëndrueshme”, theksoi Haradinaj.
Edhe pse në raste të caktuara ka ndërprerje të furnizimit me energji, kryeministri Haradinaj theksoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me operatorin KEDS për tejkalimin e kësaj situate. “Në disa raste shpjegimet janë se ka prishje teknike, por edhe arsye tjera, por do ta përcjellim gjendjen në vazhdimësi”, tha ai.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme për tejkalimin e sfidave me të cilat është përballur KEK-u që nga paslufta.
PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e tra...
Salah i gatshëm të vazhdojë Liverpoolin, mirëpo nuk ka lëviz...
“Kur e kuptove që nuk po të rrasi unë dhe Driloni, i ke shku...
Daut Haradinaj fton qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit që...
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur ...