Google ADS

Haradinaj paralajmëron Fondin e Mbijetesës Ekonomike në vlerë të një miliardë eurove

16:26 | 4 Janar 2021
M. A.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se partia që ai drejton së shpejti do të publikojë programin ekonomik 2021-2025 ,

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se prezantimi i këtij projekti do të bëhet në kuadër të Fondit të Mbijetesës Ekonomike, e që kapë vlerën e mbi 1 miliardë eurove për vitin 2021.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezantohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij.

Haradinbaj po ashtu ka sqaruar se ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

“Ne jemi ndryshimi i sigurt”, ka shkruar më tej Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme