Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një deklaratë dërguar medieve ka përshëndetur vendimin e presidentit për themelimin e Ekipit Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se ideja dhe vendimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Ekipit Përgatitor për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin është hapi i parë drejt zbardhjes të së vërtetës, që është po ashtu një hap përpara drejt pajtimit që mundëson të ecim përpara, për hir të brezave të tashëm dhe të ardhshëm.
Në deklaratë thuhet se “Së këndejmi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e mbështetë pa hezitim themelimin e një institucioni të tillë, i cili do të shquajë sensin e drejtësisë për viktimat dhe njëherësh të vlejë si udhëzues se si të mbrohet shoqëria nga mbjellja e urrejtjes që shpie rëndom në konflikte të hapura dhe fatkeqe për jetët e shumë njerëzve të pafajshëm”.
Pajtimi është vlera më e lartë njerëzore dhe virtyt i të gjithë atyre që plagët nuk i kanë mbyllur përgjithmonë.
Sado i vështirë dhe i rëndë, pajtimi është hapi i duhur përpara që i hapë rrugën të tashmes për ta ndryshuar të nesërmen.
Më këtë rast kryeministri Haradinaj zotohet se do ta ndihmojë Komisionin që do të themelohet nga Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, me të gjitha kapacitetet qeverisëse./arbresh.info/
Sonte “Big Brother VIP 4”-Zbulohet se çfarë personazhe do të...
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shu...
Sulmi në Gjermani, Biden: SHBA qëndron me aleatët kundër ter...
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënder...
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Mbi 30 të vdekur nga përplasja e një kamioni dhe një autobus...