Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se pa një Kosovë të fortë nuk mund të ketë një Shqipëri të fortë, ndërsa theksoi se ai beson se bashkimi kombëtar do të ndodh.
“Një Shqipëri e fortë do të ishte edhe më e fortë nëse Kosova do të ishte e tillë. Pa një Kosovë të fortë nuk do të kishte Shqipëri të fortë. Bashkimi kombëtar do të ndodh sepse është e pashmangshme. Po, unë jam i bindur që kjo do të ndodh”, tha Haradinaj në një intervistë për Fax News.
Duke folur për “Mini Shengenin Ballkanik”, ai tha se është i padrejtë duke argumentuar se orientimi i shqiptarëve është drejt Perëndimit, Bashkimit Euriopian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai thotë se Kosova e ka marrë ftesën për në Samitin e Ohrit vetëm një ditë përpara takimit ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka telefonuar Hashim Thaçin që të merrte pjesë.
Haradinaj ka lëshuar akuza të forta ndaj Serbisë duke e konsideruar si shtetin armik të shqiptarëve.
“Serbia mohon ekzistencën tonë, kërkon lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave. Ne nuk duam “Mini Shengen”, por duam “Shengen”. Ne jemi të përcaktuar për në NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Është e pamundur nga ne, të pranojmë “Mini Shengen” kur Serbia nuk na njeh. Një ditë para takimit në Ohër, Zaev ka marrë në telefon Thaçin duke e ftuar në Samit. Është e pamundur që të njoftohemi një ditë para.
Ideja e ndarjes së Kosovës është e Serbisë dhe ajo ka lobuar për këtë gjë. Unë jam zgjedhur për të mbrojtur interesat e Kosovës. Është e pamundur nga unë të heq taksën kundër Serbisë pasi ajo është armikja e të gjithë Shqiptareve. Ne jemi detyruar të largohemi nga Kosova prej Serbisë. Nuk hiqet taksa, deri sa të na njoh Serbia”, tha Haradinaj.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...