Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në fjalën e tij të rastit në Kuvendin e Organizatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së në Deçan, i përgëzoi ata për sukseset që kanë mbërritur deri më sot.
Po ashtu, Haradinaj shton se kjo organizatë është ballëhapur, e i falënderoi për mbajtjen gjallë të idealit, kujdesit dhe frymës, duke theksuar se sot ai bashkë me ta, janë të ndritur.
“Moment i ndritur ky këtu, që po qëndrojmë ballëhapur. Pra nëse flasim për një organizatë të veteranëve, në Deçan me të vërtetë qëndrojmë ballëhapur, sepse organizata ka prirë me vlerat më të larta si njerëzore, si kombëtare e veçanërisht kujdesit ndaj bashkëluftëtarëve”, tha Haradinaj, njofton klankosova.
“Ju falënderoj shumë që e keni mbajtur gjallë idealin, frymën, kujdesin, dhe jemi sot këtu të ndritur. Nuk na keni turpëruar para familjeve të dëshmorëve, para invalidëve, para veteranëve. Ndihemi keq që nuk kemi qenë gjithmonë me ju në punën që e keni bërë, por ju siguroj që ju kemi gëzu sukseseve tuaja”, tha Haradinaj.
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...