Oh kuku çka na bane”, tha sot kryeministri Ramush Haradinaj kur kryesuesi i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, i dorëzoi atij dokumentacionin zyrtarisht në sallën e Qeverisë, ku u diskutua raporti i përgatitur nga komisioni.
I pyetur se për çfarë e kishte fjalën Haradinaj kur tha kështu, Bulliqi deklaroi se nuk e ka dëgjuar Haradinajn të thotë këto fjalë, por tha se duhet të ketë qenë për shkak të materialit voluminoz që ai i dorëzoi kryeministrit.
“Atlasi ka qenë pak më i madh, por edhe volumi dokumentacionit ka qenë më i madh. Mund të ketë qenë problemi këtu”, tha Bulliqi në Klan Kosova.
Sipas tij, raporti i komisionit nuk do duhej të krijoj implikime të reja politike në Kosovë.
“Nuk ish dashtë kjo çështje me pas implikime politike. Situata në të cilën ndodhemi, nuk i lejon asnjë subjekti politik të ketë këtë komoditet. Puna jonë nuk ka pas ngjyrim politik, ka qenë ekskluzivisht e karakterit profesional”, tha Bulliqi.
Ai tha se deputetët do ta kenë mundësinë që të vlerësojnë punën që komisioni i tij e ka bërë.
“Deputetët do ta kenë mundësinë që ta kenë materialin tonë, dokumentacionin tonë, që ta shqyrtojnë”, tha Bulliqi./KlanKosova/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor