Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot qytetin e Klinës ku ka bashkëbiseduar me qytetarët e kësaj komune ngjarjet e fundit në veri të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se obligimet e marra të Qeverisë e kthejnë Kosovën prapa, shkruan Arbresh.info.
“Bashkëbisedimin me qytetarë sot e nisa në komunën e Klinës. Diskutuam për zhvillimet politike, situatën ekononike dhe veçanërisht atë të sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit. Në takim me qytetarë, theksova se eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marrura si shtet e kthejnë Kosovën prapa”, ka shkruar Haradinja.
Tutje, i pari i AAK-së theksoi se nuk është e lehtë për Gjermanin dhe Mbretërinë e Bashkuar ti kthejnë trupat e tyre në Kosovë, pas ngjarjeve në veri.
“Ngjarjet në veri e kanë shndërruar Kosovën në problem të sigurisë ndërkombëtare. Sot, jemi në një situatë ku shtetet aleate si Gjermania e Mbretëria e Bashkuar janë detyruar t’i rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR, e kjo nuk është e lehtë për ta.”
“Është koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur për këto 20 e sa vjet. Shkaktimi i krizave që destabilizojnë rendin e sigurinë në rajon, cenon mundësinë për zhvillim të gjithëmbarshëm dhe realizimin e aspiratës sonë për integrimin në BE dhe në NATO”, përfundoi shkrimin Haradinaj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...