Ka filluar takimi i Nivelit të lartë të Sundimit të Ligjit nën kryesimin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se në këtë takim do të flasin për dy tema të rëndësishme si ‘Rastet e shënjestruara’ dhe ‘Migrimi ilegal’.
Ai tha se këto tema si të tilla janë me rëndësi pasi që edhe sot janë mbledhur për të diskutuar për takimin për finalen për liberalizimi e vizave, raporton Arbresh.info.
“Bashkimi Evropian do të sigurohet që nuk BE do të këtë azil. Nga viti 2015 kemi rënie të azil kërkueseve mbi 95%. Qytetarët tanë duhet ta dinë që e ardhmja është në vendin tonë. Kosova do të dërgoj në Evropë qytetarë të ndershëm e jo kriminel”, ka thënë ai.
Në takim po marrin pjesë ministri i punëve të brendshme, Bejtush Gashi, Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, Kryepeokurori Aleksandër Lumezi, zv.ambasadorja e SHBA-së, Cyline Hyland, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorë të tjerë./Arbresh.info
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë