Haradinaj nuk tregon nëse do ta përkrahë presidentin e propozuar nga VV-LDK

10:19 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

AAK nuke  ka bërë të qartë nëse do të votojë presidentin e vendit të propozuar nga VV dhe LDK.

Kryetari i kësaj partie njehësh kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj para mediave ka thënë se AAK nuk obligohet nga diskutimeve e dy partive fituese nga zgjedhjet, shkruan arbresh.info.

Haradinaj ka shtuar gjithashtu se barra për formimin e Qeverisë bie nga Kurtin.

“Barra bie nga partinë fituese me i gjet formulat dhe i akomodu pritjet e palëve, AAK nuk obligohet nga diskutimet dy palëshe të tyre. Nuk kemi pikëpamje tash për këtë temë. Është përgjegjësi e vetëvendosjes dhe Kurtit të i jap epilog formimit të Qeverisë”, ka thënë ai.

“Partnerët ose palët mund të kenë kërkesa nga më të ndryshmet por barra bie mbi mandatarin për krijimin e Qeverisë”, ka përfunduar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme