Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë për Klan Kosovën se kalimi i Demarkacionit do të ndodhë shumë shpejt dhe se nuk do të shkohet sonte në votim pa i siguruar fillimisht votat, njofton Klan Kosova.
“Nuk do të shkojmë në votim përderisa nuk janë siguruar votat. Nuk do të futemi në votim pa i pasur 80 vota. Por, në bazë të gjitha matematikave kjo histori do të marrë fund shumë shpejt”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se diskutime me Listën Serbe janë bërë, por dihet se ata janë të ndikuar nga Beogradi zyrtar.
“Ka pasur diskutime – dhe ky fakt duhet t’i bëjë të kuptojnë edhe deputetët kolegë të mi. Ata (Lista Serbe) akoma vazhdojnë të jenë nën presionin e Beogradit zyrtar”.
Haradinaj ka folur edhe për deputetin Ramiz Kelmendi, ka thënë se “ai do ta ketë vullnetin dhe do të jetë pjesë e votës pro”.
Ndërsa për kërcënimet që Kelmendi tha se i janë bërë nëse voton pro, Haradinaj pohoi se “këto legjenda duhet të marrin fund”.
Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdije...
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...