Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk pritet të lirohet së shpejti, derisa sot bëhen tre muaj që nga ndalimi i tij nga autoritetet franceze.
Kështu thotë Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke shtuar se ky rast tanimë ka hyrë në proces të shqyrtimit nga ana e autoriteteve gjyqësore në Francë lidhur me ekstradimin e tij në Serbi apo lirimin e tij.
“Vet fakti se gjykata ka vendosur të vlerësoj kërkesën e Serbisë për ekstradim, nënkupton se z. Haradinaj nuk pritet të lirohet së shpejti. Përkundrazi, procesi i shqyrtimit të kërkesës së autoriteteve serbe mund të marr kohe edhe muaj të tërë”, është shprehur Miftaraj, për arbresh.info.
Sipas tij, praktika në raste të ngjashme ka treguar kur qytetarë kosovarë janë mbajtur në arrest në shtete të BE-së edhe deri në një vit.
“Andaj gjithmonë duke u bazuar në ligjin e aplikueshëm në Francë dhe standardet e Këshillit te Evropës lidhur me procedurat e ekstradimit, në këtë fazë që ka hyrë rasti kundër Ramush Haradinaj, nuk mund të pritet lirimi i tij i shpejtë”, deklaron Miftaraj, për arbresh.info.
Një gjykatë në Francë ka shtyrë vendimin për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deri më 6 prill si “një afat shtesë për t’i shqyrtuar argumentet shtesë të deponuara nga Prokuroria Speciale e Serbisë”.
Ramush Haradinaj, është ndaluar nga policia franceze tre muaj më parë, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.
Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
Që nga ndalimi i Haradinajt më 4 janar nga autoritetet franceze, në disa vende evropiane dhe deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka qytetarë shqiptarë, është protestuar për lirimin e tij./Arbresh.info/
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...
Zarf i bardhë: Banorët fitojnë 100% të buxhetit gjatë sfidës...