Haradinaj nuk mund të bëhet kryeministër

00:11 | 14 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Donika Kadaj-Bujupi, kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Ramush Haradinaj nuk mund të bëhet kryeministër i vendit.

“Mendoj se është e pamundur të behet kryeministër dikush që në këtë kohë ka marrë një goditje të madhe për veprimet e tij të gabuara”.

Kështu tha Kadaj-Bujupi, ish-bashkëpunëtorja e ngushte e Haradinajt, e cila më parë është larguar nga AAK për t’ju bashkuar Vetëvendosjes.

“Konsideroj se unë nuk kam ndryshuar, kam vazhduar ta luftojë korrupsionin dhe krimin – ndërsa Haradinaj i është bashkuar këtij koncepti, por po shihet ku ka përfunduar”, tha Kadaj-Bujupi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme