Në Medvegjë pritet të mbahet manifestimi tradicional ‘Takimet e Vendlindjes 2018’.
Në mesin e të ftuarve për këtë manifestim është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’, Haradinaj është shprehur i gatshëm të vizitojë Preshevën por edhe Beogradin nëse do të zhvillohej ndonjë samit ndërkombëtar ku do të prezantonte shtetin e Kosovës.
Për këtë deklaratë të Haradinajt ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Nebojsha Stefanoviq. Ai ka thënë se urdhri i gjykatës serbe është në fuqi dhe nëse Haradinaj hynë në Serbi do të arrestohet, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë kryeministri kosovar ka thënë se nëse i mundësohet vizita në Preshevë këtë do ta bëj me protokoll dhe me lejen e autoriteteve serbe.
Mirëpo edhe pas këtyre deklaratave duket se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e këtij manifestimi. Të paktën kështu ka thënë për lajmi.net, këshilltari i tij, Avni Arifi.
“Nuk ka bërë kërkesë e as nuk ka planifikuar”, është shprehur shkurt Arifi.
Theksojmë se përpos Haradinajt të ftuar në këtë manifestim janë presidenti Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...