Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka quajtur vitin 2023, vit të humbur për Kosovën.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka pasur dështime në secalin segment të jetës dhe të politikës, shkruan Arbresh.info.
“Nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023! Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës. Regres ne pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së vitit 2008; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e kështu me radhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, qeveria “dështimet” ka tentuar t’i paraqes si suksese.
“Natyrisht edhe me pafytyrësinë e qeverisë që të gjitha këto dështime t’i paraqes si suksese. Të gjitha këto dështime nuk mund të kalojnë pa ndëshkim. Prandaj sot, më shumë se kurrë kërkohet unitet e mobilizim që të ndalet rënia e shoqërisë dhe e shtetit.”, ka shkruar kreu opozitar./Arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...