Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ngritur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës çështjen e gjendjes së memorialit të Jasharajve në Prekaz.
Ditë më parë është raportuar se Kulla e Jasharajve, e cila është bërë muze, është në gjendje të rëndë dhe ekziston rreziku që ajo të shembet për shkak të moskujdesit nga ana e institucioneve.
Haradinaj tha të enjten se një ligj i cili qe miratuar në legjislaturën e kaluar, por që për shkak të shpërndarjes së Kuvendit ishte kthyer në pikën zero, të sillet sërish në Kuvend për t’u miratuar sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ka dy javë që kemi kërku që ky ligj të procedohet dhe amandamentohet sa më shpejt që ta marrë drejtimin e duhur dhe të zgjidhet ky problem. Por edhe një fakt, është e vërtetë që ka pasë fonde të ndara për këtë kompleks tash e sa vite. Ka pas një projekt të bërë prej arkitetit Përparim Rama para 8 viteve, e që ka mbetë në sirtar e nuk dihet ku është”, tha Haradinaj duke iu referuar një projekti të hartuar me qëllim të restaurimit të kësaj kulle.
“Raporti i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Memorialeve, para dy viteve, më shumë është marrë se kush duhet me shpallë tenderin se në çfarë gjendje janë memorialet tona. Sa për informim, tash e kemi konkursin e ri, janë 3 muaj afat, ne si anëtarë do ta qesim në kuvend, e do ta zgjedhim”, tha Haradinaj.
“Në rast se nuk i marrim hapat urgjentisht ato objekte do të rrënohen për shkak të reshjeve të mëdha të shiut e një interesim nuk po duket në horizont”, shtoi ai.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...