Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmes një deklarate, thotë se i ka marrë me shqetësim reagimet e disa qytetarëve në lidhje me mundësinë e përfshirjes së një anëtari të kabinetit, ministrit Nenad Rikalo, në, siç pretendohet, keqtrajtimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999.
“Menjëherë pas kësaj, përmes kanaleve zyrtare dhe me shkrim, kam kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e qytetarëve për përfshirjen e tij në aktivitetet e përmendura më sipër”, thekson Haradinaj.
“Nga përgjigjet që kam marrë, në rrugë zyrtare, nga këto tri institucione të shtetit, nuk ka asnjë të dhënë se ai ka qenë i përfshirë në veprimet e tilla”.
Haradinaj thekson se si kryeministër i vendit, dua të sigurojë qytetarët e Kosovës, se jo vetëm në këtë rast por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veprojë sipas ligjit dhe përgjegjësive që ka.
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedh...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...