Në zgjedhjet e 11 qershorit asnjëra nga partitë nuk e fitoi numrin e mjaftueshëm të mandateve në kuvend për ta formuar e vetme qeverinë, shkruan DW.
I nominuari për kryeministër i koalicionit fitues të zgjedhjeve PAN, Ramush Haradinaj, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdimisht e përsërit që ai i ka numrat për ta formuar qeverinë, ndonëse parapëlqen një qeveri të koalicionit të gjerë.
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, thotë se koalicioni PAN, mund ta bëjë qeverinë brenda muajit, transmeton arbresh.info.
“Ramush Haradinaj i ka numrat për formimin e qeverisë së re, por megjithatë ne i bëjmë ftesë për koalicion edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nëse LDK por dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk i bashkohen PAN-it, atëherë Ramush Haradinaj do ta bëjë qeverinë me numrat që ka”, thotë Pal Lekaj.
Koalicioni PDK ka fituar 39 vende në parlament. Mirëpo, për ta bërë qeverinë i duhen 61 vota, nga 120 deputet sa i ka parlamenti i Kosovës.
Ramush Haradinaj, llogarit edhe me 20 votat e pakicave, përfshirë edhe serbët e Kosovës dhe disa vota nga deputetët e bllokut kundërshtar LDK dhe Vetëvendosje për ta kaluar numrin e nevojshëm prej 61 votash për ta formuar qeverinë, ndonëse deri tash nuk ka asgjë të konfirmuar./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...